Berisha merr vulën e PD, Gjekmarkaj: Vendimi një akt patriotik. Tani fillon një periudhe e re

Deputeti i PD-së dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj e vlerëson si akt patriotik vendimin e Gjykatës së Apelit për t’ia kthyer vulën Sali Berishës. Sipas tij kjo është një kthesë pozitive në tërësi sepse tashmë është e qartë dhe nga pikëpamja legale ku është opozita e vendit.

“Unë kam pasur dilema dhe frikë deri në momentin e fundit që ndoshta nuk mund të ndodhte, kështu që mund të futeshin duart, por për hir të vërtetës tre gjyqtarët nuk mund të fusnin duart përballë historisë së opozitës shqiptare dhe e gjykoj si një akt patriotik.

E gjykoj si një akt që i bërë pluralizmit dhe vendit. Është një kthesë pozitive në tërësi sepse tashmë është e qartë dhe nga pikëpamja legale ku është opozita e vendit.

Tani fillon një periudhe e re për opozitën, ajo e një marrëdhënieje të re me publikun, një rikonceptim që ta bindë atë të jetë e votuar për të bërë ndryshim në Shqipëri”;-tha Gjekmarkaj i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

SHKARKO APP