Berisha mesazh mbështetësve: Rama gaboi rëndë, opozita qëndron me dinjitet
Nga dritarja e banesës, Sali Berisha i është drejtuar simpatizantëve të tij që janë mbledhur edhe këtë të martë në rrugën ”Sala”. Berisha u shpreh se Shqipëria është mbuluar nga velloja e zezë e krimit, ndërsa shtoi se opozita qëndron me dinjitet.
”Çdo natë ju mblidheni këtu në një betejë pa kthim në mbrojtje, para së gjithash të dinjitetit tuaj, të dinjitetit të njeriut. Mblidheni me guxim dhe dërgoni mesazhin më të rëndësishëm për çdo shqiptar, sepse jeta pa dinjitet është një shkretëtirë e vërtetë. Një komb pa qytetar dinjitoz është një komb i shtypur. Në këtë aspekt ju në këtë rrugicë mbroni dhe dinjitetin e kombit shqiptar karshi atyre që fjalën dinjitet e kanë një fjalë bosh, moralin e tyre kanë vjedhjen, drogën, krimin.
Kombin shqiptar e urrejnë dhe duan ta shkatërrojnë çdo vit dhe më shumë. Edhe sot zëdhënësja e Edi Ramës njoftoi se do të shtyhet edhe për 6 muaj publikimi i të dhënave të regjistrimit të popullsisë. U duhen 6 muaj për ta sjellë nga 1.5 milionë që doli në realitet në shifrën që do Edi Rama, për të mbuluar atë që ai i krijoi kombit me regjimin e tij, më të keqen që shqiptarët kanë parë në historinë e tyre, humbjen në 8 vite të 1/3 së popullit.
Kjo protestë është dëshmi e dashurisë tuaj për Shqipërinë, sepse në këtë rrokullisje që ajo ka marrë, në këtë nënshtrim të saj nga aleanca e krimit, ju kërkoni ta ndalni. Ju kërkoni ta ngrini në këmbë. Ju kërkoni që Shqipëria të fitojë, të fitojnë shqiptarët”,-tha Berisha.