Berisha: Mijëra demokratë kanë ardhur që sot në Tiranë, Rama e ka humbur toruan
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se kryeministri Edi Rama e ka humbur toruan ndaj dhe flet vetëm për protestën për bllokimin e rrugëve, postblloqet apo sheshet që do të bllokohen.
Sa i përket organizimit të protestës që është thirrur në orën 12:00, kryedemokrati Berisha shtoi edhe se janë përgatitur banderola në anglisht, ndërsa ftoi të rinjtë të mbushin sheshin.
“Të bëjmë ç’të mundemi. Janë përgatitur parulla e banderola në anglisht. Janë fantastike, paraqitet Rama ashtu siç është, në të gjitha format. Ka prej tyre që flasin sa një fjalim. Të vijnë të rinjtë ti marrin me flamuj të mbushim bulevardin e të bëjmë që zëri ynë të dëgjohet”, tha Berisha në takimin me banorë të degës 2 në Tiranë.