Berisha: Mike Pence u largua pa takuar asnjë zyrtar në Shqipëri, kurse Pompeo fshiu takimet

Kryetari i PD-së, Sali Berisha nga Mirdita, e që sot është 100 vjetori i lidhjeve diplomatike me SHBA, komentoi vizitat e ish-zv.Presidentit të SHBA-së, Mike Pence dhe Mike Pompeos në Shqipëri.

Berisha tha se Pence erdhi rreth 1 muaj më parë në Shqipëri dhe nuk zhvilloi takim me asnjë zyrtar. Gjithashtu Pompeo, sipas Berishës, u pendua dhe në njoftimet e bëra për shtyp për vizitën në Shqipëri, nuk përmendi asnjë takim me zyrtarët shqiptarë.

”Para 1 muaji erdhi këtu ish-zv.Presidenti i SHBA-së. Një burrë i respektuar nga vendi i tij, nuk u takua me asnjë zyrtar. U takua me muxhahedinët iranianë. U kthye direkt në vendin e tij. Pse kjo, sepse ta themi me fjalë popullore, nuk donte të merrte pleshta. Nuk donte. Kë do të takonte, dilte ajo që ndodhi me Mike Pompeon. Erdhi dhe ai, dhe e dërguan gjoja në konferencën e 100-vjetorit. Kush e organizonte, e organizonte një eksponent kryesor i bandës së Elbasanit që quhet Taulant Balla. Kur e mori vesh, u largua dhe në njoftimin në shtyp, nuk citoi asnjë shqiptar. Takoi MEK-un dhe asnjë shqiptar. I fshiu takimet dhe u largua. Janë motive për ne që të bëjmë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë, nga kjo qeveri”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?