Berisha: Nafta në Shqipëri më shtrenjtë se kudo. Bordi i Transparencës po përdoret nga Rama
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar sot gjatë konferencës me gazetarët se bordi i transparencës është duke i shërbyer kryeministrit Edi Rama dhe interesave të tij, teksa shton se çmimi me të cilin shitet sot nafta në vendin tonë, është më i lartë në botë.
“ E vërteta është që naftën, qumështin, djathin, bukën, vajin, Edi Rama po i përdor për dy qëllime madhore, pasurimin e tij dhe klientelës, varfërimin e qytetarëve.
Dje nafta ka qenë, ka disa ditë, që është në bursë nën çmimin që ka pasur para luftës, sepse Biden urdhëroi hapjen e rezervave të naftës që SHBA… përgjysmimi i akcizës së naftës do jetë masa më e parë që do marrë qeveria e ardhshme, subvencionime i plotë i biletave të transportit.
Sot ky bord që mbron interesat e Ramës dhe klientelës së tij, cakton një çmim të paktën 50% më të lartë se sa duhet të jetë në proporcion me bursën, në SHBA çmimi ka zbritur në 1 dollarë, në Shqipëri vijon në nivelet më të larta në botë. Kontrabanda e naftës është një nga shkaqet e tregut të deformuar”, tha Berisha.