Berisha në Elbasan, urim për qytetarët dhe mesazh për Dash Sulën

Sali Berisha bashkë me drejtues lokalë të PD dhe kandidatë për deputetë, vizituan Elbasanin. Nga sheshi kryesor lideri opozitar pati një urim për të gjithë shqiptarët në këtë Ditë të Verës.
”Dita e Verës e gjen Elbasanin, i gjen shqiptarët më optimistë, më besimplotë se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit. Kjo ditë frymëzon çdo shqiptar që me 11 maj të ndahet nga ky regjim që i varfëroi ata gjer në palcë”, tha Berisha.
Një mesazh të veçantë e kishte për deputetit Dashnor Sula, i cili e braktisi pasi mësoi se nuk do të ishte në listën e sigurt të PD. ”Ai bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun dhe iku në punën e tij, ka kohë ta mendojë”.
Berisha ftoi shqiptarët që të mos votojnë për asnjë subjekt tjetër opozitar përveç koalicionit të Partisë Demokratike, pasi sipas tij janë patericë e pushtetit të Ramës.