Berisha në festën e PD-së:Të rrëzojmë me çdo kusht e me çdo mjet Edi Ramën

 

 

Sali Berisha ne 25 vjetorin e themelimit te PD-se beri thirrje te hapur per rrezimin e kryeministrit Rama me çdo kusht e mjet. "Te ngrihemi ne kembe, ne kembe, ne kembe"- tha tre herë me rradhe Berisha, duke kerkuar qe me çdo menyre Edi Ramen ta largojne nga drejtimi i qeverise dhe te shkohet me kryeminister tjeter ne zgjedhje te parakohshme.

Nga fjala e tij duket se ditet ne vazhdim nuk do te jene te qeta per Edi Ramen. Duken dite te veshtira, sepse nga sa u tha nga ish-lideri i PD-se Berisha do te jete vija e PD-se ne muajt ne vijim. Dhe kur flet Berisha nuk ka diskutim ne ate parti.

Berisha tha se “Ne mblidhemi sot, pasi, me besimin tonë të palëkundur tek vota e lirë, liria dhe vlerat e saj, vlerësuam dhe respektuam plotësisht votë e shqiptarëve, proceduam me një transferim të rregullt të pushtetit,por ne nuk e dinim, se liritë e shqiptarëve dhe se gjëndja e tyre do të rrokullisej si në kohërat më të zeza të shqipërisë brenda dy viteve.

Ata që erdhën në pushtet shndërruan qeverinë e shqiptarëve në një organizatë kriminale. Ata përdorën votën e shqiptarëve për të vjedhur, për të përvetësuar, për të plaçkitur pasuritë e shqiptarëve, për të dhunuar e rrënuar votën e tyre.

Një “kushtrim” vjen nga thellësitë e qënies sonë, një apel drejt guximit tuaj, e unë ju them juve që guximi juaj sot është 100 herë më  madh sesa guximi në vitet 90.

Ndaj dhe bindja ime është të ngrihemi në lartësinë e guximit që na kërkon koha, ky vrasës i shpresës duhet të marrë sa më shpejt atë që meriton, fundin, Edi Rama duhet të rrëzohet me të gjitha mjetet demokratike sa më parë.

Edhe një herë ju përshëndes përzemërsisht, ju ftoj, secilin prej jush cdo shqiptar, cdo demokrat,të mendojë për të gjitha format e mosbindjes civile paqësore, për të qëruar sa më parë këtë klikë që po largon nga Shqipëria qindra mijëra të rinj, që po shkreton këtë vend, që po i vdes njerëzit nëpër burgje, që po ndërton përsëri parajsën e koministëve dhe etërve të tyre shpirtërore.

 

Në këmbë, në këmbë, në këmbë, rrofshi ju, rroftë Shqipëria!- bëri thirrje ish kryeministri.

Duke bërë një retrospektivë të këtyre 25 viteve, ish kryeministri Berisha e quajti veten me fat dhe të lindur si me “këshishë” që ka qenë njëri prej demokratëve dhe personave që kanë marrë pjesë në lëvizjen studentore.

“Unë dua të përulem me nderimin më të madh, mirënjohjne më të thellë, para veprës së Azem Hajdarit, studentëve liberatorë, intelektualëve dhe qytetarëve te Tiranës, që 25 vite më parë nxorrën vendin nga barbaria më e egër, dhe themeluan me guximin e tyre në kufinjtë e legjendës, Partinë Demokratike, si të vetmen parti demokratike.

Azem ti je gjallë!

Miqte e mi, gjatë këtyre 25 viteve, dofta , mijëra e mijëra herë i kam thënë vetes se kam lindur me fat, kam linfur me këshimë sepse isha njëri prej jush, dhe ne së bashku, Shqipërinë e ngritëm në rrugën e lirisë, e hapëm drejt Europës, vendosëm liritë dhe të drejtat njerëzore.

Dua tju garantoj se do vazhdoj përpjkejet e mia, gjithë jetën time, për ndërtimin e idealeve në të cialt ne besojmë.” -tha Berisha.

SHKARKO APP