Berisha në izolim, analisti Preç Zogaj: Shkoi vetë në papafingo, sfidoi drejtësinë

Analisti Preç Zogaj, duke komentuar izolimin e Berishës në banesë u shpreh për emisionin “Të Paekspozuarit”, se ai luajti me zjarrin dhe në papafingo nuk e çoi njeri, por shkoi vetë, sepse sfidoi drejtësinë.

“Nuk e kam parashikuar Doktorin atje lart. Sado me imagjinatë, nuk mund ta imagjinoje që në fundin e një karriere politike, të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit, që duket si mizanskenë, por që e ka krijuar vetë.

Unë kam patur një parashikim për Berishën që nuk mbështetet as në fall, as në Nostradamus, por mbështetet në disa dije për karrierën politike dhe përvoja të politikanëve të ndryshëm nëpër botë dhe ka vite që unë kam pas parashikuar se ai luan me fatin me guxim të madh dhe fati nuk do të jetë përherë bujar me të. Ai ka kërkuar një farë rreziku, duke luajtur me zjarrin.

Atje në papafingo nuk e ka vënë njeri, por ka shkuar vetë, sepse ai kishte mundësinë që të hetohej në gjendje të lirë, sepse iu dha kjo mundësi dhe ai duke sfiduar drejtësinë, çfarë do të bënte kjo e fundit? Të vihemi në rolin e prokurorit a të një njeriu që ka respekt për ligjin të linte dhe të thoshte që ky s’do. Por kjo është që të bjerë shteti. Të rrimë shtrembër dhe të flasim drejt”,-tha Zogaj.

SHKARKO APP