Berisha në izolim, por PD rikthehet me kaos, mesazh PS: S’ka normalitet në Kuvend
Edhe pse Sali Berisha që udhëhiqte grupin më të madh në PD, është në izolim përshkak se është në masën e sigurisë ”arrest shtëpi”, demokratët pritet të ecin në të njëjtën rrugë si në vitin që lamë pas edhe këtë sesion parlamentar duke shuar shpresat e socialistëve, të cilët synonin të disiplinonin kolegët e djathtë përmes ashpërsimit të rregullores.
“Nuk do ketë normalitet në Parlament”,-është kërcënimi i demokratëve të Rithemeluar për sa kohë kërkesat e tyre për hetim parlamentar injorohen nga shumica socialiste.
Skenari i protestës brenda sallës së Parlamentit nuk është i panjohur, ndërkohë të majtët pritet ti kundërpërgjigjen me të njëjtën monedhë duke i përjashtuar nga Kuvendi nga 1 deri në 2 muaj.