Berisha në izolim, PS: Noka të përjashtohet nga Kuvendi deri në muajin Mars 2024
Pas trazirave të së enjtes në seancën plenare ku u votua me 75 vota PRO heqja e imunitetit të Sali Berishës, Partia Socialiste kërkon përjashtimin e Flamur Nokës. Nëse aprovohet, përjashtimi për Nokën do bëhet sipas rregullores së re.
Mësohet se në kërkesën e socialistëve drejtuar sekretariatit të Etikës, është vetëm emri i Flamur Nokës. Ky i fundit në seancën e djeshme përmbysi karriget, fyeu punonjësit e Gardës si dhe ndezi tymuese në sallën e Kuvendit, duke rrezikuar kështu përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi sipas rregullores së re që ka hyrë në fuqi nga dita e hënë.
Flamur Noka është në krye të aksionit të PD-së së Sali Berishës, dhe tashmë me ish-kryeministrin në ”arrest shtëpie” dhe me të të përjashtuar deri në muajin mars, kush do të bëjë opozitë në Kuvend? Ditë të vështira janë këto për selinë blu.