Berisha në izolim, SPAK: Komunikim vetëm me personat që bashkëjeton

Ndodhi ajo që pritej. SPAK i ka kërkuar prokurorisë së Posaçme që ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, tashmë pa imunitetin e deputetit, të ashpërsohet masa ndaj tij në ”arrest shtëpie”.

Por nëse edhe këto masa që ka kërkuar SPAK ndaj tij,  nuk zbatohen, atëhere ditë më të këqija e presin Berishën.

Në kërkesën zyrtare të SPAK-ut, kërkohet po ashtu që Berisha të mos ketë komunikim me asnjë person tjetër përveç personave që jetojnë me të në banesën e tij. GJKKO ka shtyrë sot seancën për vendimin ndaj Berishës.

“… me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën rruga “Mustafa Matohiti”, duke u siguruar mbrojtja e tij me punonjës policie të shtetit si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”,-thuhet në kërkesën e zbardhur të SPAK.

Nëse Berisha do kishte zbatuar vendimin e gjykatës së posaçme për tu paraqitur pranë një oficeri të BKH, nuk do të kishte ardhur ky ashpërsim drastik nga SPAK.

Mbetet të shikohet nëse do ti heqin edhe të drejtën për në facebook dhe rrjetet sociale. Ka mundësi që gjykata ti heq çdo komunikim me mediat dhe rrjetet sociale.

SHKARKO APP