Berisha në Kamëz: 12 vite padrejtësi dhe diskriminim për qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të shtunë, më 7 shkurt, një takim me qytetarë dhe mbështetës të opozitës në Kamëz, ku adresoi kritika të forta ndaj qeverisë dhe drejtimit vendor gjatë 12 viteve të fundit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se kjo periudhë ka qenë e mbushur me padrejtësi dhe diskriminim për banorët e Kamzës dhe për qytetarët në mbarë vendin.

“Vij këtu me ndjenjën e mirënjohjes së thellë, sepse ju në zgjedhjet e fundit përmbysët rezultatet e mëparshme dhe shkojmë të sigurt drejt garave të reja me besim të madh për fitore. Por, vij gjithashtu të përulem para jush edhe për faktin se 12 vite kanë qenë vitet e padrejtësive më të mëdha që kanë rënë mbi ju. Ka qenë vitet e diskriminimit më të pamerituar tuaj. Kanë qenë vitet në të cilat shumica e familjeve tuaja janë detyruar të përcjellin fëmijët në rrugët e botës, sepse nuk ka patur për ta asnjë mundësi që të qëndrojnë në vatrat e tyre familjare dhe të ndërtojnë ëndrrën e tyre. Kanë qenë vite në të cilin koha pothuajse ka ndaluar në Kamëz me këtë kryetarin, pseudo-kryetarin që keni.”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai theksoi se Kamza, pavarësisht se është një nga qytetet më të mëdha të vendit për nga numri i banorëve, vuan nga infrastruktura e amortizuar dhe mungesa e hapësirave publike.  Kreu i PD-së u ndal edhe te situata ekonomike, duke theksuar se pensionet dhe pagat nuk janë rritur në raport me çmimet, çka sipas tij ka varfëruar më tej familjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kamza ka mbetur me një infrastrukturë në rrënim e sipër. Ato terrene, ato mjedise të cilat ishin të domosdoshme për një qytet që është i gjashti në Shqipëri për kap banorët, një nga një i hëngri dhe po i han betoni i Edi Ramës dhe kryetarit. Por këto kanë qenë vite dëshpërimi. Kanë qenë vite në të cilat pensionet jo që nuk u rritën, por krahasuar me çmimet u bënë gjithnjë më të vogla. Po kështu dhe rrogat e ulëta dhe rrogat e mesme”, shtoi Berisha.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?