Berisha në Korçë: Rama largohet vetëm me protesta të fuqishme
Nga Korça aty ku zhvilloi takimin e radhës me demokratët, ish-kryeministri Sali Berisha e tha hapur se Edi Rama rrëzohet nga qeveria vetëm me protesta të fuqishme.
”Edi Rama nuk ikën nga pushteti me votat që kontrollon ai vetë, as me opozitë pupël, ai ikën me protesta të fuqishme për të zezat që i ka bërë këtij vendi. Prandaj ne duhet të ringrihemi. Ne përsëri po bëjmë një figurë jo të mirë sepse ne po tregojmë se nuk kemi tolerancë për fjalën”.
Kjo thirrje e Berishës vjen në një kohë që sot opozitën e Lulzim Bashës e quajti ”pupël” dhe se për shkak të gjendjes së PD-së, Edi Rama fitoi mandatin e tretë qeverisës.
”Në qoftë se do ishte një opozitë e fortë, jo një pupël opozitë, Edi Rama s’mund të bënte kurrë këto që ka bërë. Po pse ikin çdo ditë të rinjtë? Sepse s’kanë besim as tek ai as tek ne, se po të na shihnin ne si forcën e fitores nesër, do prisnin. PD këto vite për fat të keq kontraktoi një borxh të madh ndaj shqiptarëve”.