Berisha në Korçë: Zgjedhje për fatin e demokracisë. Flet për Amerikën njeriu që i korruptoi SHBA-në shefin e kundërzbulimit

Sali Berisha në takimin përmbyllës të fushatës së zgjedhjeve lokale të 14 majit në Korçë, prej nga theksoi se këto janë zgjedhje për fatin e demokracisë. Ai i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për Ledina Aliollin.

“Zgjedhjet vendore kësaj radhe janë zgjedhje për fatin e demokracisë shqiptare, ndaj dhe unë kam bindjen më të madhe se idealistët, të cilët u ngritën fuqishëm në këtë fushatë si asnjëherë më parë, do triumfojnë me 14 maj. Edi Rama nuk lejon Filen e tij të ballafaqohet me Ledina Aliollin. Nuk lejon kandidatët e tij të ballafaqohen me kandidatët e primareve. Kjo sepse ata kanë tmerr nga vetja e tyre. Ata janë zhytur në krime të tmerrshme ekonomike, vjedhje pas vjedhje, përvetësim pas përvetësimi”, u shpreh Berisha.

Po ashtu Berisha tha se Edi Rama i ka të numëruara kohërat. ”Flet për Amerikën njeriu që i korruptoi SHBA, njërin nga njerëzit më kryesorë të sigurisë së tyre, shefin e kundërzbulimit. Ju garantoj se është i pandashëm nga fati i McGonigal. Ky është McGonigal shqiptar dhe do të shkojë të vuajë burgun bashkë me të”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?