Berisha në krye të PD-së? Shehi: Nuse për herë të 3-të…
Kreu i LZHK-së dhe aleati i PD-së, Dashamir Shehi ka folur për situatën në kampin opozitarë, ku ditëve të fundit ka pasur zëra që flisnin për një rikthim të Berishës në krye të PD-së si e vetmja mënyrë për të bërë bashkimin dhe shpëtuar këtë parti. Shehi tha se Berisha e ka vendin në histori dhe nëse ai do të rikthehet nuk do të ishte shumë mirë edhe për të.
”Berisha e ka bërë vendin e tij në histori, e ka vendin atje, është pjesë e historisë, nëse do që të kthehet, për herë të tretë, nëse bëhet tre herë nuse. Unë gjykoj që nuk bëhesh tre herë nuse, edhe Berluskoni u fut për herë të tretë, por e pamë si doli. Berisha mund të luajë rol, por nëse do të kthehet si lider, nuk është as për atë personalisht më një pozicion i mirë”, tha Shehi në studion e ”Fax News”.
Ndërsa në lidhje me Bashën kreu i LZHK-së u shpreh se ai ka mjaft të meta, por sfida e tij nuk është me të vetët por me qeverinë, duke shtua se edhe kundërshtarët e tij brenda në PD nuk duhet të kenë si synim rrëzimin e kryetarit.
KOHA JONË SONDAZH

