Berisha në Kuvend: Votoni sonte rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë! Ia kthen Spiropali: Flasim nesër nga Prishtina

Sali Berisha gjatë fjalës së tij këtë të enjte në Kuvend bëri thirrje që të votohet rezoluta për Kosovën.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali e cila iu drejtua duke i thënë se kjo kërkesë është përdorim i papërshtatshëm i momentit, dhe se do të jetë një seancë tjetër ku do të diskutohet mbi këtë çështje.

“Ne jemi të ftuar si Kuvend i Shqipërisë nga Kuvendi i Kosovës për mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve, që kemi nesër zoti Berisha. Ky është përdorim i papërshtatshëm i këtij momenti zoti Berisha. Jepjani mundësinë Kuvendit të zhvillohet pa këtë përdorim të tillë të elementëve politik. Deklarata e përbashkët do të jetë e qartë”.

SHKARKO APP