Berisha: Në Kuvendin e 30 prillit zëvendësojmë Alibeajn, ai i shërben Ramës
Edhe pse se nuk e njohin si kryetar të komanduar të PD-së, Sali Berisha thotë se zëvendësimi i Enkelejd Alibeajt do të bëhet sipas statutit. Për të Alibeaj do të zëvendësohet në Kuvendin e 30 prillit nga nënkryetari i partisë që do të zgjidhet atë ditë.
“Nuk ka asnjë diskutim por ka një problem, zëvendësimi i Alibeajt që nuk është më kryetar për ne, bëhet sipas statutit, duhet të zëvendësohet nga nënkryetari i partisë i cili do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar.
Pa u mbledhur Kuvendi i 30 prillit, pa u formuar Këshilli Kombëtar dhe Nënkryetari që do të kryesojë grupin, ai rri në funksion të Edi Ramës por ai për grupin është krejtësisht i pavlerë”.