Berisha në Paskuqan: Rama i gozhdoi rrogat, dhe shqiptarët ikin çdo ditë

Gjatë një takimi elektoral në Paskuqan, së bashku me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Kamzë, Arjan Hoxha, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Ed Rama sepse sipas tij, gozhdoi rrogat, por çmimet u rritën, ndaj dhe sipas tij, shqiptarët ikin çdo ditë.

”Çdo qytetar nga vjet gjer sivjet ka shpenzuar vetëm për ushqime 430 mijë lekë më shumë, dy pensione më shumë. Ka shpenzuar pothuajse një rrogë më shumë. Po pse kështu, çfarë bëri ky. Sepse ky i ngriu rrogat.

Rrogat u ngrinë, por çmimet u rritën dhe i rriti vetë. Çmimet rriten. Në kushte tregu, kushti themelor i një ekonomie të shëndetshme është rritja progresive e çmimeve. Por çfarë bën qeveria, rrit rrogat. Ju jeni dëshmitar, 2005-2013 dyfishuam rrogat dhe pensionet.

Edhe çmimet u rritën, ato nuk i ndalon kurrë, por sa u rritën, u rritën 40%, 60 % i rritjes së rroga i mbeti në xhep dhe ajo jepte shpresë, besim se viti tjetër do të ishte më i mirë. Ndaj dhe shqiptarët nga viti në vit, nga 2007-2014 u shtuan në Shqipëri, u rrit numri në Shqipëri. Ndërsa ky rriti çmimet, gozhdoi rrogat”,-tha Berisha.

SHKARKO APP