Berisha: Në PD ka grupe me mendime të ndryshme, por kurrë nuk do të ketë PAZAR
Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e parë që mabjti në selinë e PD-së pas vendimit të Gjykatës që njeh Komisionin e Rithemelimit, tha se në PD ka grupe me mendime të ndryshme, por që kurrë nuk do të ketë PAZAR mes palëve. Po ashtu Berisha ka zbardhur detaje nga bisedimet që pati me kryetarin e komanduar, Enkelejd Alibeajn dhe sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
”U shtrëngova dorën dhe bisedova me kryetarin e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhin. Ishte diskutim për problemet, ku kërkova angazhimin e tyre në procesin e bashkimit të PD, kontributin e tyre dhe të çdo demokrati. I gjeta të prekupuar për këtë proces, por diferencat në mendime presistoi. Unë gjykoj se është në detyrimin e të gjithë drejtuesve aktualë të dialogojnë të debatojnë në Grupin Parlamentar të PD. Komisioni i Rithemelimit ka besim të plotë te Grupi Parlamentar i kësaj partie dhe mesazhi më i mirë që mund të përcjellin deputetët e PD është normalizimi i plotë iu jetës së këtij grupi në interesin më të mirë të bashkimit të partisë dhe në interesin më të mirë të vendit”.
Po ashtu Berisha ka zbutur tonet edhe me Lulzim Bashën, ku tha se për të nuk do të jetë më Lulzim Brava, por deputeti Basha dhe se do i jap dorën sa herë ta takojë. ”Zoti Basha dha dorëheqjen, mori përsipër të gjithë pasojat e kursit që zgjodhi në fakt dorëheqja e tij nuk lidhet vetëm me 9 shtatorin por ka dhe serialin e humbjeve të njëpasnjëshme. Nuk kam pse i them më deputeti Brava, por deputeti Basha”.
Lideri historik i PD, ka konfirmuar sot se do të jetë pjesë e garës për kreun e PD. Berisha u shpreh se ai fton cilindo të interesuar t’i bashkohet garës, duke theksuar se ajo do të jetë më e hapur se ndonjëherë.
“Unë do të jem në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg deputet, jo deputet që dëshiron të garojë se është i mirëpritur në një garë të hapur e të ndershme. I ftoj ata që kanë ndërmend të garojnë të krijojnë ekipin dhe të përcaktojnë çfarë rregullash duan dhe i garantoj që do jetë gara më e hapur ndonjëherë. Të themi që nuk vendos Berisha për veten e tij, vendosi 6 marsi, vendosën një lëvizje që filloi unike në llojin e saj ku anëtarësia merr në dorë fatin e partisë dhe anëtarësia ka në dorë dhe fatin tim”.