Berisha në Shkodër: Ndahuni nga Basha, atë e pret vrima e miut nga ky revolucion

Nga takimi me demokratët në Shkodër, Sali Berisha theksoi se kryetarin Basha e pret vrima e miut nga revolucioni që kanë nisur dhe se kushdo që e do për kryetar opozite nuk do lirinë.

“Hiqni dorë prej Lulzim bravës, është turpi i dheut dhe turpi i historisë. Ndahuni nga Lulzim Basha sepse atë e pret vrima e miut nga ky revolucion. Askush nuk ka të drejtë të luajë me pluralizmin politik, ata që mbështesin Bashën për kryetar opozitë ata tallen! Shqiptarët që mbështesin Bashën tallen me lirinë, me vlerat e pluralizmit”.

SHKARKO APP