Berisha në SPAK, Baçi: Burgosje politike, jemi këtu kundër padrejtësisë
Deputeti demokrat Luan Baçi deklaroi për mediat se Sali Berisha është burgosur politikisht. Ai tha se protestuesit e opozitës janë aty kundër burgosjes politike.
Baçi deklaron se protesta është kundër padrejtësisë dhe në mbështetje të fjalës së lirë.
“Të gjithë kanë ardhur vetë dhe nuk është bërë asnjë njoftim për këtë protestë. Ne kemi 9 muaj që protestojmë për lirimin e liderit të opozitës.
Kjo është burgosje politike. Protesta është kundër padrejtësisë, në mbështetje të fjalës së lirë”, tha Baçi.