Berisha në Tropojë: Ne do vendosim rrogën minimale 500 euro, rrogën mesatare 1250 euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot nga takimi përmbyllës I fushatës zgjedhore të 11 majit në Tropojë se veriu është diskriminuar me fonde nga qeverisja e këtyre 12 viteve. Sipas tij, Kukësi, Hasi, Puka, Tropoja, Vau i Dejës, kanë marrë në 12 vite shum pak.

Berisha u ndal tek rruga e Valbonës, duke thënë se u shtrua 10 kilometra rrugë nga Dragobia në Valbonë, pasi stabilizanti ishte i shtruar.

“Në zona të tjera në jug, ai ka dërguar qindra e qindra milionë. Mos mendoni ju se përfituan banorët e jugut. Absolutisht, jo. Unë dje isha në Gramsh, një malësi me potenciale të mëdha turistike, plot ujra, një rreth shumë i përshtatshëm për shumë llojë pemësh. Mesjetë, ju betohem mesjetë e vërtetë në shumicën e fshatrave. Asnjë investim. Zero investim”, u shpreh Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetarët sipas tij, nuk kanë përfituar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shkon në Vlorë e u thotë: unë në Vlorë kam investuar 1 miliardë e 230 milionë euro. Vlora pa ujë, pa kanalizime, dhe tani së fundmi i është vërsulur lumit të Vlorës, si kuçedër për t’ua shteruar ujin dhe për ta bërë shkretëtirë luginën’, vijoi Berisha.

Ai vijoi me pikat e programit duke u shprehur se “do rikthejmë paratë e taksave të shqiptarëve se ky është një ligj për çdo qeveri që zgjidhet nga populli i vet”.

“100 ditët e para, ne japim përgjigje përfundimtare, çdo shqiptar do marrë 200 euro minimumin jetik. Sot, 560 mijë pensionistë kanë një pension nën 172 euro. Që të gjithë, pa përjashtim, sado që ta kenë, 60, 100, 170, do marrin 200 euro, 100 ditët e para të qeverisjes sonë”, tha Berisha.

“Ne do vendosim rrogën minimale 500 euro, rrogën mesatare 1250 euro. Për rrogëulëtit dhe pensionistët, kartën e konsumatorit. Ata do marrin çdo gjë, bukën, qumështin, mishin, të gjitha ushqimet, gjërat bazë, 20% më lirë se të tjerët”, vijoi Berisha.

“Ne u rikthejmë shqiptarëve paratë që ata paguajnë, por së bashku me to edhe dinjitetin, sepse skamja është më e keqja, është në vetvete një lloj tiranie që topit shpirtin, mendjen njerëzore dhe i japim fund asaj”, përfundoi Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?