Berisha nën petkun e ”kryetarit”, pret në takim përfaqësuesit e partive shqiptare në Malin e Zi
Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka shprehur hapur se do të kandidatojë për kryetar të PD, sot priti në një takim përfaqësues të forcave politike shqiptare në Malin e Zi. Në këtë takim, ata falenderuan Berishën për qëndrimet që ka mbajtur Partia Demokratike, qeveria e Berishës, kjo në afirmimin e të drejtave njerëzore etnike të shqiptarëve në Malin e Zi.
“Forcat politike kombëtare shqiptare në Mal të Zi, kanë merita të veçanta në të gjitha arritjet e shqiptarëve në këtë republikë. Mbrojtja e interesave të këtyre të fundit është shoqëruar me garanci më të mëdha për liritë dhe të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve. Ndaj dhe unë, u drejtohem me thirrjen më miqësore qytetarëve shqiptarë në Malin e Zi që të vojnë për kandidatët dhe partitë shqiptare, si kushti mëi sigurt për garantimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të lirive dhe të drejtave njerëzore dhe etnike”.
Pjesë e takimit ishte edhe Bardh Spahia, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, fitues në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, si kandidat i Komisionit të Rithemelimit të PD.