Berisha: Nëse SHBA publikon një fakt të vetëm ndaj meje, i gatshëm të marr çdo vendim

Ish-kryeministri Sali Berisha, në konferencën me gazetarët në selinë blu, deklaroi edhe se është i gatshëm të marrë çdo vendim ndaj vetes së tij në rast se SHBA-ja, publikon një fakt të vetëm që tregon se ai apo fëmijët e tij kanë përfituar para nga pasuritë e publike.

”Ju keni një kongresmen që i tha publikisht Blinken se vendimi i tij vjen vetëm nga hiçi. Ka një realitet nën ndikimin e Soros. Duke deklaruar të gjitha këto, në momentin që të publikohet një fakt i vetëm se unë apo fëmijët e mi kanë përfituar nga pasuritë e pubkike edhe një qindarkë, unë marr çdo vendim ndaj vetes time. Përndryshe qëndroj krenar dhe i palëkundur”.

SHKARKO APP