Berisha: Nesër është dita kundër Veliajt
Nga dritarja e banesës ku qëndron në izolim që prej 30 dhjetorit 2023, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protestë, nesër në orën 11:00 përpara Bashkisë së Tiranës.
“Nesër mbarë Shqipëria, kombi shqiptar kudo që ndodhet, ka sytë, mendjen dhe zemrën tek veprimi juaj, zemërimi juaj, fitorja juaj në Bashkinë e Tiranës.
Nesër shqiptarët presin që qytetarët e Tiranës të dëshmojnë shqiptarizmin e tyre. Presin të faktojnë veten si europianë të vërtetë.
Nesër është dita që qytetarët marrin në dorë fatin e tyre, fatin e bashkisë, fatin e Tiranës, fatin e Shqipërisë”, tha Berisha.
Opozita prej disa javësh i ka shndërruar protestat përpara Bashkisë si qendër të aksionit të saj opozitar, ku kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut.