Berisha nesër në SPAK, gazetarja Anila Hoxha zbulon detaje: Hetimet nuk do të mbyllen, por do…
Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, nesër do të paraqiten pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, për t’u njohur zyrtarisht me akuzën që rëndon ndaj tyre. Sipas gazetares Anila Hoxha, kryetari demokrat Berisha do të njihet me akuzën në orën 12:00 ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi në orën 14:00.
Nesër pritet që të ndryshojë edhe statusi i Sali Berishës i cili deri tani ka statusin dhe cilësinë e personit nën hetim, në person të pandehur që është edhe për Malltezin. Për të hetimet nuk mbyllen nesër. Nesër do të pyeten për ato se çfarë ka hetuar Prokuroria e Posaçme.
“Prokuroria e Posaçme është në limitet e afateve hetime për mbylljen e veprimeve hetimore. Rregulli parashikon që nesër të parashtrohet kërkesa për t’u pyetur në lidhje me gjetjen e deritanishme të grupit të hetimit për dosjen e Partizanit. Nesër mbasi te ezaurohet marrja në pyetje edhe ballafaqimi me faktet, pritet gjithashtu që statusi i ish-kryeministrit të ndryshojë nga një person nën hetim të jetë me statusin një ‘personi të pandehur’.
Rregulli e do gjithashtu që të komunikohet akuza dhe në formë shkresore, pra jo vetëm verbalisht, atij dhe avokatit të tij mbrojtës. Vetëm në këtë mënyrë konsiderohet akuzë zyrtare dhe e kundërshtueshme, por gjithashtu që e çon Sali Berishën në pozitën për të përgatitur dhe mbrojtjen e tij dhe lëvizjet që ai do të ketë në vazhdim”, tha Anila Hoxha.