Berisha nesër në SPAK, thirrje strukturave për mobilizim

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të paraqitet nesër në orën 09:30 në SPAK. Në një mesazh dërguar strukturave të kësaj partie thuhet:

“Të dashur miq. Nesër ditën e hënë në ora 09:30 sërish Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha do jetë në dyert e SKAP-it! Ju lutem të mobilizojmë strukturat e degëve për të qenë të gjithë aty. Në ora 9:30 përpara selisë SKAP-it. Faleminderit!”

“Edhe po e bënë çdo javë, çdo javë do të shkoj. Gjithë kohën konferencë për shtyp do bëj”, deklaroi Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha duhet të paraqitet 2 herë në muaj para policisë gjyqësore. Kreu i demokratëve qëndroi i izoluar në banesën e tij për 11 muaj, ndërsa e fitoi lirinë më 27 Nëntor 2024.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?