Berisha nga dritarja e banesës: Rama, armik i veriut
Rrugë të shpresës dhe njerëzve të lirë e ka cilësuar lideri i opozitës rrugën poshtë pallatit të tij, ku prej disa ditësh demokratët po vazhdojnë protestat për arrestimin e tij.
Në fjalën e tij në tubimin e kësaj të mërkure, Sali Berisha u kërkoi të rinjve që të ngrihen dhe të marrin fatin e vendit në dorë dhe të largojnë sa më parë Edi Ramën nga pushteti.
Ai u ndal edhe tek mbledhja dy ditore e qeverisë në Lezhë, duke akuzuar kryeministrin Rama se po qeveris me bandat dhe se është armiku më i egër i veriut, ku sipas tij, në 10 vitet e fundit është investuar 2 herë më pak sesa është vjedhur në inceneratorin e Tiranës.