Berisha nga dritarja e izolimit: Shqipëria ka rënë në diktaturë

Mbështetësit u mblodhën edhe këtë të premte poshtë banesës së Sali Berishës. Ai e quajti këtë protestë si simbol shprese, guximi, inkurajim për çdo shqiptar.

“Misionarë të vërtetë të një beteje të re pa kthim, jetike dhe vendimtare për çlirimin e këtij vendi nga diktatura e aleancës me krimin, drogën dhe korrupsionin”,-tha Berisha.

Po ashtu Berisha tha se Shqipëria ra në një tjetër diktaturë 32 vite pasi u largua nga një dikataturë që bëri të vuajnë shqiptarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama, sipas Sali Berishës përdori armën që kanë përdorur të gjithë diktatorët në të gjitha kohërat, frikësimin e qytetarëve. Sipas Berishës, frika individuale është nëna e të gjitha këqijave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?