Berisha nga Kavaja akuzon Ramën se po gënjen për rritjen e pagave: Hajde ta votojmë që nesër

Nga Kavaja ku mbylli fushatën me një pjesëmarrje të ulët, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se vijon të mashtrojë qytetarët, këtë herë dhe me premtimin për rritjen e pagave, i cili tashmë ka mbetur në parlament, pa marrë miratimin përfundimtar.

“Edi Rama bën gjithçka për të mashtruar qytetarët. U zotua se do bëjë rritje të madhe rrogash dhe pensionesh. Bëri një ligj, por e mbylli parlamentin. E ftoj sërish nesër, hajde të votojmë ligjin e rrogave dhe pensioneve. Por ti je mashtrues. Atë nuk e lidh asgjë me këtë komb dhe këtë popull. Ti je një pushtues i përçudnuar që mendon për miliardat e tua dhe të klientelës tënde”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, Berisha me të njëjtat akuza për mashtrim sulmoi dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Nuk ka burrë në moshë të Erion Veliajt që ka vjedhur sa ai. Një kryetar që thotë se mbolla 1 milionë fidanë, por vodhi faturën e 1 milion fidanëve. Një hajdut që thotë se ndërtova 40 shkolla, ndërkohë që kur i numëron, ka ndërtuar 12 shkolla, por ka vjedhur fonde për 40 shkolla. Erion Veliaj është një turp jo vetëm për rrugët e Tiranës, jo vetëm për rrugët e Kavajës, por është turp kudo që ecën. Dhe vjen këtu për të rrëmbyer votat e Kavajës. Erion, larg duart nga Kavaja! Kavaja nuk shitet dhe nuk blihet kurrë”, përfundoi Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?