Berisha nga Kukësi hedh akuza ndaj Ramës: Flet mirë për Vuçiç për të nxjerr keq Albin Kurtin
Nga Kukësi ku u takua me demokratët në kuadër të procesit zgjedhor për kryetar të PD-së, Sali Berisha ka ngritur sërish akuza ndaj kryeministrit. Për të Rama është përgjegjësi kryesor për situatën aktuale të PD-së, pasi siç tha ai ka përdorur çdo mjet të mundshëm për të krijuar një opozitë false. Po ashtu Berisha akuzon Ramën, duke thënë se flet mirë për Vuçiç për të nxjerr keq Albin Kurtin.
”Kemi një qeveri më të afër me atë të Serbisë, se me të Kosovës. Kjo qeveri rrethon Kosovën me armiqësi. Në çdo tryezë që shkon Rama kur hap çështjen e ”Ballkanit të Hapur” që s’ia përkrah askush në Evropë, aty del Vuçiç. Rama flet mirë për Vuçiç për të nxjerr keq Kurtin.
Në vend se të ndihem më të fuqishëm, ndihemi të përgjysmuar. Dje na përgjysmonte kufiri, sot qëndrimi filoserb, prej skllavi që mban Edi Rama duke shkelmuar interesin e çdo shqiptari, demokrati, pa parti, socialisti.
Rama hodhi poshtë në parlament gjenocidin e Srebrenicës, Vuçiç se me parimin se për çdo serb do vrasim 100 myslimanë. Një grup kriminelësh në Serbi, që edhe nëse nuk kanë vrarë janë pro gjenocidit”.