Berisha nga Lezha: Në 11 dhjetor do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së për shkarkimin e Bashës
Më 11 dhjetor do të mblidhet Kuvendi Kombëtar që për Sali Berishën, do ti hapi rrugë shkarkimit të Bashës. Nga takimi me demokratët në Lezhë, ish-kryeministri tha se me statutin e ri do të përcaktohet se nëse kryetari humbet zgjedhjet lë postin.
”Nuk ka më të telekomanduar, kjo sjell një gjë shumë të madhe, atë që deputeti i votuar nga ju, ai ju falet ju dhe jo kryetarit, të jetë avokati juaj. Me statut do sanksionojmë që humbe zgjedhjet ik. Do jetë në statut dhe kryeministri, të votohet nga ju, do kthejmë referundimin, që ju të votoni dhe për kryeministrin që doni, do pranojmë fraksionet. Ju ftoj të hapim rrugën tonë të ringremë PD, më 11 dhjetor do mblidhet Kuvendi”.
Berisha siguroi personat e pranishëm në sallë se kjo lëvizje nuk është aspak antiamerikane dhe shtoi se ai së bashku me PD do të vendosin marrëdhëniet më të mira me BE dhe SHBA.