Berisha nga Peqini akuzon Ramën: Padrino i mafias më të rrezikshme në Europë

Këtë të hënë, Sali Berisha prezantoi kandidatin e koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, Mustafa Pashja që garon për bashkinë e Peqinit. Ai i përshkroi kandidatët socialistë të caktuar nga padrino i mafias më të rrezikshme në Europë.

“Kam ardhur në dekada shpesh tek ju, kam paraqitur kandidatë për kryetarë bashkie, kandidat për deputetë. Mustafa Pashjen e kam një mik të vjetër, bashkëpunëtor të hershëm, por kësaj here, Mustafai dhe të gjithë kandidatët tanë janë tjetër, ata nuk janë më, kandidatët e kryetarit dhe kryesisë, ata janë kandidatët tuaj.

Janë gra dhe burra që vendosën të dalin para jush, të vlerësohen nga ju, të votohen nga ju, dhe kjo ndodhi. Në këtë kontekst, miqtë e mi, kandidatët e primareve janë nuset dhe dhëndurët e lirisë. Ne vendosëm një standard që nuk ka ekzistuar më parë, por ju garantoj ju se për lirinë, ky është standardi më i mirë që ekziston sot dhe në vendet më të zhvilluara të botës.

Krahasoni pak këta kandidatë me krahun tjetër që vijnë sikur vijnë nga bodrumet e mafias. Që shpallen në ora 1 të natës. Që nuk kanë takuar një socialist, një demokrat, një të paparti për tu vlerësuar, por që të gjithë nga padrinoja i mafias më të rrezikshme në Europë, nga Edi Rama. Që të gjithë mbi haraçin që paguajnë, mbi lidhjet e krimit që kanë, mbi vjedhjet që kanë bërë”.

SHKARKO APP