Berisha nga Rrogozhina: Votoni kandidatin e Primareve, mos u bëni lojë e Ramës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxhën për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Berisha është shprehur se Hoxha ka treguar përkushtim të madh për përmbushjen e detyrave që ju ngarkuan gjatë qeverisjes së PD-së. Kryetari i PD-së Berisha ka garantuar se kandidati Hoxha me aftësitë dhe me përkushtimin e tij do të bëjë gjithçka që të përmirësojë jetën e banorëve të kësaj bashkie.

”Vij këtu për të paraqitur para jush kandidatin tonë për qytetar të parë, kryetar bashkie, Shkëlqim Hoxhën. Shkëlqim Hoxha është e theksoj dhe vetë, një demokrat i fillimeve më të para të demokracisë, por është edhe një demokrat, i qëndresës në ditët më të vështira të PD-së, i cili në vitin 1997-98-99, në një kohë kur PD luftonte për mbijetesë bëri gjithçka aty ku ishte në emigracion dhe më vonë erdhi në Shqipëri për të mbështetur atë dhe suksesin e saj.

Unë ju garantoj ju se Shkëlqim Hoxha me aftësitë e tij, përkushtimin e tij, dashurinë dhe respektin që ai ushqen për ju, qytetarët, qytetaret, fermerët, banorët e kësaj bashkie do të bëjë gjithçka që të ua rikthejë ju Bashkinë e Rrogozhinës si shtëpinë tuaj të parë.

Do të bëjë gjithçka që të përmirësojë çdo muaj dhe çdo vit jetën tuaj, infrastrukturën në territorin e kësaj bashkie, suksesin e bizneseve në territorin e kësaj bashkie. Suksesin e bizneseve në territorin e kësaj bashkie, zhvillimin e fermave dhe suksesin e fermerëve të territorit të kësaj bashkie. Ju garantoj se Shkëlqim Hoxha, si njohës i shkëlqyer i ekonomisë dhe biznesit, bashkinë e Rrogozhinës do ta shndërrojë në një bashki model për qytetarët e saj, bashkitë fqinje dhe vendin”,-tha Berisha.

SHKARKO APP