Berisha: Nikolla do hetohet, mbylli deputetët në ashensor

Sali Berisha ka folur para gazetarëve pas mbylljes së mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Berisha tha se maxhoranca doli nga sallat e Kuvendit dhe shkoi në një lokal, ku sipas tij po miratojnë buxhetin për vitin 2024.

Berisha tha me tej se Lindita Nikolla do të hetohet për moslejimin e deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në mbledhjen e Konferencës, dhe mbylljen sipas tij të 6 deputetëve në ashensor.

“Kjo ndërtesë përveç kohës së Hoxhës, nuk ka qenë e pushtuar nga policia dhe garda. Akt i turpshëm. Deputetët e opozitës, kryetarja e ashtëquajtur krijoi një përpjekje e cila do hetohet, sepse mbylli derën në një kohë kur 5-6 prej tyre ishin në ashensor në kat të katërt, që ndaj çdo lloj avarie mund të përfundonin në katin e parë me urdhër të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo tregon se parlamenti ka humbur çdo të drejtë së funksionuari. Kanë kaluar në kalandestinitet për miratimin e buxhetin. Kaluan në një klub, lokal, dhe aty po miratojnë buxhetin”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?