Berisha nis fushatën/ PD sulmon edhe Metën: Çdo votë për shtëpinë e Ilirit, është edhe për Ramën

Sot Sali Berisha nisi fushatën për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku PD-ja thotë se çdo votë për koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, është edhe për Edi Ramën.

Selia blu sulmon edhe Ilir Metën, ku thotë se demokratët e dinë sesi Presidenti ka përdorur pushtetin dhe votat e tyre për pazarin me Edi Ramën në 2013.

“Sali Berisha dhe kandidatët e tij janë tashmë pjesë e LSI-së dhe ndonëse duket që u vjen turp nga anëtarësimi në këtë parti, ata nuk i lidh me asgje me PD, sado mashtrojnë duke përdorur emrin dhe simbolet e saj”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Sali Berisha vazhdon të manipulojë demokratët. Kandidatët e shtëpisë së Ilirit sot përfaqësojnë Ilir Metën dhe nuk kanë asnjë lidhje me PD.

Disa njerëz nga Shtëpia e Ilirit e kanë të vështirë të heqin dorë nga e kaluara e tyre, por çdo votë për këtë shtëpi është votë për pazarin e radhës Meta-Rama. Shqiptarët e dinë shumë mirë që Parti Demokratike është një, dhe LSI një gjë tjetër.

Sali Berisha dhe kandidatët e tij janë tashmë pjesë e LSI-së dhe ndonëse duket që u vjen turp nga anëtarësimi në këtë parti, ata nuk i lidh me asgje me PD, sado mashtrojnë duke përdorur emrin dhe simbolet e saj.

Demokratët e dinë se si Ilir Meta ka përdorur pushtetin dhe votat e tyre për pazarin me Edi Ramën ne 2013. Sot po bën të njëjtën gjë. Prandaj kush zgjedh Metën dhe Berishën, mban Ramën!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?