Berisha nis lëvizjen e tij në PD, takimin e parë e zhvillon me demokratët në Tiranë

Lideri historik i PD-së Sali Berisha, i përjashtuar nga grupi parlamentar me vendim personal të Lulzim Bashës, ka paralajmëruar nisjen e një lëvizjeje në radhët e PD-së.

Takimin e parë Berisha do ta zhvillojë me demokratët e Tiranës, pasditen e së enjtes, për të vijuar në të gjitha degët e Partisë Demokratike në rrethe.

Sipas Berishës kjo lëvizje e tij ka për qëllim bashkimin, hapjen dhe ringritjen e partisë në vlerat demokratike, që sipas tij u shkelmuan në mënyrë antistatutore me vendimarrjen e kreut Basha.

SHKARKO APP