Berisha nis mbledhjen e firmave për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar
Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka nisur mbledhjen e firmave të anëtarëve të asamblesë kombëtare për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Kombëtar të PD.
Berisha kërkon që Kuvendi të vendosë përmes një referendum nëse vendimi i Bashës për përjashtimin e tij ishte i drejtë apo jo.
Berishës do t’i duhet sipas statusit të partisë që të mbledhë firmat e afërisht 1500 anëtarëve të Asamblesë Kombëtare. Basha është përgjigjur se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për të diskutuar vendimet e SHBA.