Berisha niset drejt Mirditës: Të festosh me Ramën, si të shkosh me Tahirin në Shtëpinë e Bardhë
Ish-kryeministri Sali Berisha nga jashtë sallës së Kuvendit, tha se do të festojë në Mirditë 100 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në. Po ashtu kreu i PD-së ironizoi edhe koncertin e qeverisë sot në shesh.
”Sot po nisem për në Mirditë. Do festoj 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve me SHBA. Unë do ta festoj me shqiptarë të vërtetë dhe jo me nëpunës të paguar që vijnë aty për të ruajtur vendin e punës. Të festosh për marrëdhëniet me SHBA me Edi Ramën dhe Taulant Ballën është njësoj si të shkosh me Saimir Tahirin në Shtëpinë e Bardhë”.