Berisha: Një opozitë që u dëshmua e paqenë në betejën për Teatrin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur sot një komunikatë nga dritarja e banesës së tij, drejtuar mbështetësve të tij të grumbulluar poshtë apartamentit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se “një opozitë që u dëshmua e paqenë në betejën për Teatrin”, u dëshmua e paqenë në mbrojtjen e votës megjithëse kishte 700 mijë shqiptarë në mbështetje, sipas tij.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qytetarë dhe qytetare, qëndrestarë, misionarë të vërtetë të guximit, lirisë dhe shpresës së shqiptarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dashur dhe të nderuar artistë, anëtar të Aleancës për mbrojtjen e njërit prej simboleve më të çmuar të kombit shqiptar, që me pasionin, dashurinë tuaj për teatrin, pasionin, dashurinë tuaj për artin dhe kulturën e këtij kombi, sakrifikuat në 7 vite në protestën më të gjatë, më qytetare, që Europa dhe bota ka njohur ndonjëherë.

Më shumë se kushdo tjetër, qytetarët e Tiranës dhe mbarë kombit u janë mirënjohës për betejën epike në mbrojtje të teatrit.

Në mbrojtje të vlerave të kulturës tonë, të artit nga barbaria, nga kartelet e drogës.

Të dashur artiste dhe artistë!

Më shumë se kushdo tjetër ndaj jush janë borxhli, janë demokratet dhe demokratët e Tiranës, të cilët kurrë në asnjë rrethanë nuk duhet të lejonin dhe s’mund të lejonin asgjë tjetër përveç triumfit të kauzës tuaj.

E keni thënë në mënyrë të përsëritur dhe e thatë dhe sonte, se fati i teatrit ishte fati i demokracisë në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?