Berisha non-grata, Bumçi: Lajm i keq, të publikohen faktet, na futi në NATO, SHBA e mbështeti
I ftuar në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi u shpreh se shpallja non-grata e Berishës është një lajm i keq për vendin tonë, përtej luftës politike.
Ai tha se Berisha bëri një akt sot për të vënë në vend dinjitetin e tij dhe të vërtetën dhe se kundrejt tij nuk ka pasur asnjë akuzë për korrupsion ose përvetësim fondesh.
Bumçi: Ky është një lajm jo i mirë dhe i rëndë për Shqipërinë, pavarësisht se në luftën tonë politike njëra palë mund ta shohë si lajm të mirë. Berisha bëri një ftesë dje që të bëhen publike faktet, sepse bëhet fjalë për një person publik dhe me shumë peshë në këto 30 vite të historisë shqiptare. Këto akuza duhet të bëhen publike. Berisha ka qenë një ndër figurat kryesore të rrëzimit të komunizmit dhe u zgjodh kreu i PD-së.
Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për një njeri, por një simbol i politikë tonë. Prandaj duhet të bëhen publike faktet mbi të cilat është marrë një vendim i tillë. Berisha bëri një akt sot për të vënë në vend dinjitetin e tij dhe të vërtetën, se njeriu ka të drejtë që të mbrohet. Kemi një goditje publike, por jo fakte publike. Prandaj Berisha ka marrë një hap duke iu drejtuar gjykatave ndërkombëtare. Deri më tani nuk kemi pasur një akuzë për përvetësim fondesh nga Berisha në Pushtet. Pse vjen dot kjo akuzë?
Bumçi shtoi se në kohën e qeverisë Berisha janë bërë arritje të mëdha në bashkëpunim me SHBA-të dhe se arritje të tilla nuk do të bëheshin me një qeveri të korruptuar.
Bumçi: Gjatë kohës që Berisha ishte në pushtet, SHBA-ja pasur qëndrime që nuk e përligj këtë gjë sot, sepse ka pasur shumë arritje kulmore që janë arritur me bashkëpunimin e SHBA-ve. Këtu përmendim anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave ose MSA-ja. Këto hapa nuk do të arriheshin nëse do të kishte një perceptim që qeveria e Berishës do të ishte e korruptuar. Vetë Blinken ka shprehur konsiderata të larta për Berishën e aso kohe. Këto objektiva kanë qenë jo vetëm tonat, por edhe të SHBA-ve, dhe objektiva të tilla nuk arriheshin dot nga një qeveri e korruptuar.
KOHA JONË SONDAZH

