Berisha non-grata në SHBA, Spiropali: Ndjeva keqardhje, kurse Basha…
Në fjalën e saj në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, ministrja Elisa Spiropali, foli për vendimin e departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non grata të ish-kryeministrin Sali Berisha dhe të familjes së tij.
”Ndjeva keqardhje që një ish kryeministër i vendit tim mbushi botën anë e mbarë. Keqardhje që po del i turpëruar, keqardhje që deliri i tij për madhështi nuk qëndruan dhe po vazhdojnë në rrethin e tij klientelist për të vrarë. Reagimi i Lulzim Bashës ishte për të qeshur dhe për të qarë. Vetë reagimi i Bashës që duket si i shkruar me bojën e Sali Berishës, është prova se nuk mund të gjallojnë pa njëri-tjetrin. Angazhimi i SHBA do të vazhdojë, lufta frontale është pa kthim. Me fatet e vendit nuk bëhet shaka”,-tha Spiropali ndër të tjera.