Berisha ”non grata” nga SHBA-ja, Edi Rama: Jam 100% i fokusuar te puna
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pa paraditen e kësaj të mërkure, procesin e vaksinimit anti-covid në çadrat e ngritura në sheshin ”Skëndërbej”.
I pyetur nga gazetarët ndër të tjera për çështjen e Sali Berishës, i shpaluur ”non grata” nga SHBA-ja si ai dhe familja e tij, kryeministri Rama nuk e komentoi, pasi tha se është i zënë me punë.
”Jam 100 i fokusuar te puna, nuk e kemi ndalur punën. Nuk ka kohë për pushim. Jam shumë i vendosur të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe të shmangim aspektet që e kanë kthyer politikën në telenovelë rraskapitëse. Për mua ka më shumë rëndësi vaksina dhe puna për mandatin e tretë. Së shpejti do të dalim me angazhime konkrete gjatë kongresit të qershorit”,-tha kryeministri.