Berisha “non grata”, Topalli: Kur erdhi Clinton tha që ishim vend me demokraci funksionale

Ambasadorja Yuri Kim, në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës”, komentoi ndër të tjera edhe kandidimin në këto zgjedhje të figurave që janë vendosur në “listën e zezë” të SHBA-së.

E pyetur në “Debat” rreth deklaratave të kryediplomates amerikane, Jozefina Topalli kujtoi se një veprim të ngjashëm ambasadorja Kim e ka bërë edhe një vit më parë në zgjedhjet e 6 marsit. “Jemi në fushatë elektorale. Edhe një vit përpara kemi pasur një deklaratë të ngjashme kur ishin zgjedhjet e 6 marsit. Ku thuhej që kandidatët e Berishës nuk kishin asnjë ofertë”,-tha Topalli.

Ish-kryeparlamentarja tha po ashtu se shpallja “non grata” e Sali Berishës nga SHBA i kujton një ngjarje historike për shqiptarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Akuzimi i Berishës për korrupsion thelbësor dhe minimin të demokracisë më kujton një gjë. Unë kam qenë kryetare e parlamentit kur erdhi Hillary Clinton në 100 vjetorin e pavarësisë. Ka mbajtur një fjalim që elektrizoi sallën, ajo ka një frazë në mes të fjalimit: Nëse doni të shihni një demokraci funksionale, ejani se do ta gjeni në Shqipëri. Dhe flitet për kohën kur Berisha ishte kryeministër.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?