Berisha: Nuk ka krisje me Ilir Metën
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka sqaruar raportin e tij me presidentin aktual, Ilir Meta, ndonëse për këtë të fundit ka pasur kritika sa i takon qëndrimit për firmosjen e dekretit për shkarkimin nga detyra të kreut të ri të shtetit, Bajram Begajt.
Berisha në një konferencë për mediat sqaroi se nuk ka krisje me Metën.
“Nuk ka krisje. Presidenti, e kam theksuar, do jem transparent, Kushtetuta në germë, nuk ndalon firmosjen e dekreteve jashtë vendit. Se ka një përkufizim të tillë. Por raste, unë di që nuk ndodhin. Kjo që kanë pretenduar. Të themi të vërtetën, Presidenti mund të mos e firmoste raundin e katërt, por të pestin s’e digjte dot. Duhet të ushtronte detyrimin kushtetues, pastaj ndërhyjnë mekanizma të tjera. Është rast unik në historinë vendeve të tjera. S’ka ndodhur kurrë që të marrësh një ushtarak aktiv dhe ta emërosh President Republike. Përveç në rastin e Juntave. S’ka ndodhur asnjëherë!”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

