Berisha: Nuk ndalet revolta antiqeveritare. Arrestim shtazarak i protestuesit të sëmurë (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha, thotë se mijëra qytetarë nga mbarë Shqipëria po mbushin rrugët në revoltën kundër abuzimeve të narkoqeverisë për rritjen dramatike të çmimeve të naftës dhe ushqimeve bazë.

Për të revolta antiqeveritare nuk ndalet përballë rritjes dramatike të çmimeve dhe qëndrimit cinik të kryeministrit Rama. Po ashtu ish-kryeministri akuzon edhe policinë për ndalime të dhunshme të protestuesve.

“Narkodrejtori i narko policisë së Tiranës, Lorenc Panganika prezent në një arrestim shtazarak të protestuesit me probleme të shëndetit mendor. Ai është personi që hap derën e furgonit katër narkobanditëve civil që rrëmbejnë në mes të rrugës protestuesin paqësor. Kriminel i vërtetë”.

SHKARKO APP