Berisha nxjerr denoncimin: Policia masakron qytetarët me gjoba me urdhër nga lart

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari nga Gjirokastra, i cili shkruan se policia po masakron qytetarët me gjoba me urdhër nga lart.

POSTIMI I PLOTË
Stop gjobitjes masive të qytetarëve.
Urdhri i turpshëm për gjoba masive ndaj qytetarëve në fund të vitit. 3.000 qytetarë gjobiten vetëm në Gjirokastër në dy javët e fundit.
Të dashur miq, gjoba absurde dhe anti-ligjore janë kartolina e Edi Ramës për dhjetëra e mijëra qytetarë, veçanërisht për emigrantë që vijnë të kalojnë festat e fundvitit në vendin e tyre. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë dhunë masive me gjoba të paligjshme ndaj qytetarëve shqiptarë dhe kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të kësaj praktike kriminale. #sb
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Pershendetje z. Berisha.
Jam nje qytetar nga qarku i gjirokaster . Ne fund viti policia e ketij qarku ka masakruar qytetaret me gjoba . Jane mbi 3000 gjoba te vendosura keto dy jave kur varferia ka fundosur njerezit .
Koj thuhet se eshte urdher nga larte.
Por si ka mundesi qe nuk eshte gjobitur asnje efektive policie kur e dime shume mire me cfare mjetesh qarkullojne . Me xhama te zinje dhe pa dokumenta si psh oficeri i policise tepelene Bledi Rushiti me makine pa dokumenta.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?