Berisha nxjerr foton e viktimës: Policia e torturoi dhe e çoi në vetëvrasje

Ardian Kallami ishte i martuar, por pas një sëmundjeje të rëndë, gruaja e tij u nda nga jeta, para 6 muajsh. Ata kishin dy fëmijë, një vajzë e martuar, e cila jeton në Itali dhe një djalë 22 vjeç, i cili e bën jetën mes Italisë dhe Shqipërisë. Ardian Kallami nuk kishte pasur asnjëherë probleme me Policinë dhe hera e parë ishte këtë të shtunë, teksa dyshohej për vjedhjen, dyshim i cili i kushtoi jetën.

Për dy-tri ditë është shoqëruar disa herë në Polici për të dhënë dëshminë e tij, por gjatë marrjes në pyetje, sipas te afermve, Policia e ka dhunuar fizikisht e madje e ka detyruar atë të nënshkruante sikur e kishte kryer vjedhjen, teksa, në fakt, sipas tij, i vëllai nuk dinte të shkruante dhe as të lexonte.

Diten e djeshme pas kthimit nga Komisariati ai i ka dhene fund jetes duke u vetevarur. Per ngjarjen ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha i cili ne nje postim ne rrjetet sociale nxjerre edhe foton e rende.

Swiss Digital Desktop Reklama

POSTIMI I BERISHES:

Swiss Digital Mobile Reklama

Krim i shemtuar shteteror!

Polocia dhunon, torturon dhe çon ne vetvrasje qytetarin 48 vjeçar, Ardian Kallami! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Z, Berisha pershendetje, deshta me denancu nji krim shtetnor qe ka ndoll sod ne barbullush, ne baz dyshimesh policija arreston e keqtrajton fizikisht e psikoligjikisht kushrinin tem Ardjan Kallami 48 vjeq, i randum nga dhuna ai sod u vetvra, un jam Françesk Zefi.”

foto e Ardian Kallamit, publikuar nga ish kryeministri Berisha
foto e Ardian Kallamit, publikuar nga ish kryeministri Berisha

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?