Berisha pa imunitet, Bozdo: Kryetarja e Kuvendit në seancë ishte e emocionuar

Anëtari i Kryesisë së PD, Enno Bozdo teksa thotë se vendimi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës nuk ishte suprizë, tha edhe se kryetarja e Kuvendit ishte e emocionuar kur lexoi rendin e ditës për kërkesën e SPAK që ishte miratuar më herët nga Këshilli i Mandateve.

“Asgjë e re. Ishte e parashikuar që ashtu siç ishin seancat e fundit. U lexua dhe me emocion dhe nga kryetarja e Kuvendit. Kuvendi, shumica socialiste ishte atje për të konfirmuar atë që vendosën Mandatet, pra sanksionuan pakushtetuetshmërinë. Ishte Rama atje, nuk kishte nevojë të ishte dhe Basha.

Në javët e fundit kanë ndodhur këto gjëra në Parlament, për të kuptuar në çfarë niveli jemi. U zhbë ligji për komisionet parlamentare. U kalua një rregullore ku deputeti përjashtohet deri në 2 muaj për thyerje të etikës. Kjo është ajo që ka gatuar mazhoranca socialiste. Demokracia u godit në zemër dhe po jep shpirt. Çfarë po ndodh me opozitën dhe demokracinë në kuvend është situata më e vështirë që shteti ligjor ka ndeshur”, tha Bozdo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?