Berisha: Pa testin e drogës, nuk e votoj dekriminalizimin

 

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot në seancën plenare se pa përfshirë brenda tij testin e drogës, ai nuk do ta votojë projekligjin e dekriminalizimit, i cili pritet të votohet përgjatë saj.

Pasi sipas tij, pa testin e drogës, ky projekt është i gjymtuar.

Më tej, ish-kryeministri ka hedhur sërish akuza ndaj kryeministrit aktual, duke e cilësuar këtë të fundit madje si një person të droguar.

“Pse nuk e pranoni ju testin e drogës? Nëse ai nuk e përdor, më detyroni mua të kërkoj falje publike… por Edi Rama në çdo nivel të diskutimit njihet si i droguar…A jeni ju burra, ju sfidoj që ta bëni që të gjithë testin e drogës”, – tha Berisha.

SHKARKO APP